Auto

Mungesa e çipave bën që edhe 100 mijë automjete të dalin jashtë prodhimit në Amerikën Veriore

Foto ilustrim
 

Mungesa e gjysmëpërçuesve është rritur sërish në Amerikën e Veriut, duke bërë që më shumë se 100 mijë automjete të tjera të dalin jashtë prodhimit, shkroi të dielën “Automotive News”.

Sipas vlerësimit të fundit nga AutoForecast Solutions, mungesa e çipëve po rritet sërish këtë javë dhe fabrikat në këtë pjesë të Amerikës po përballen me vështirësi.