Auto

Për shkak të autopilotit, Tesla duhet t’ia kthejë pronares së Model X më shumë se 100 mijë euro

Descriptive Text

Një gjykatë në Munich të Gjermanisë ka urdhëruar kompaninë Tesla që ta kompensojë një pronare të Model X me 112 mijë euro për shkak të problemeve me funksionimin e autopilotit, shkruan Autoblog.

Nga raporti teknik rezultonte se Model X nuk njihte pengesa si ngushtimi i rrugës për shkak të një kantieri, si dhe aktivizonte herë pas here frenat pa nevojë gjatë vozitjes. Kjo mund të shkaktojë rrezik të madh në qendrat e qyteteve dhe të çojë në aksidente, sipas shpjegimit të gjykatës.

Avokatët e Teslas argumentuan se autopiloti nuk ishte projektuar për trafikun e qytetit dhe gjykata kundërshtoi se nuk ishte e mundur që shoferët të ndiznin dhe çaktivizonin manualisht funksionin në cilësime të ndryshme, sepse kjo do të shpërqendronte nga vozitja.

Rregullatorët e sigurisë së autostradave amerikane po hetojnë funksionin autopilot të Teslas pas raportimeve për 16 aksidente, prej tyre një me fatalitet e dhjetëra me lëndime, duke goditur automjetet e palëvizshme të urgjencës dhe automjetet për mirëmbajtjen e rrugëve.

Tesla deklaroi se autopiloti lejon automjetet të frenojnë dhe drejtojnë automatikisht brenda korsive të tyre, por nuk i bën ato të afta ta ecin vetë.

Tesla, megjithatë, nuk e ka ende në nivelin e duhur të sigurisë autopilotin.