Auto

Rënie e lehtë e Porsches në gjysmën e parë të vitit

Porsche mbajti shifra relativisht të forta dërgesash në gjysmën e parë të vitit 2022, pavarësisht sfidave të shumta. Në total, ky prodhues i veturave sportive ka dorëzuar 145.860 automjete për klientët në mbarë botën në periudhën janar-qershor, që paraqet një rënie prej 5 për qind krahasuar me një vit më parë, shkruan Autoblog.

"Ne dhe tregtarët tanë kaluam me sukses gjysmën e parë të këtij viti, i cili u ndikua nga faktorë të jashtëm dhe pasiguri", thotë Detlev von Platen, anëtar i Bordit të Shitjeve dhe Marketingut në Porsche AG.

“Në Kinë dhe tregje të tjera, ne gjithashtu përballemi sfidat e vazhdueshme të zinxhirit të furnizimit dhe logjistikës. Në të njëjtën kohë, dëshira e markës sonë dhe popullariteti i produkteve tona mbeten po aq të forta. Ne presim që gjashtëmujori i dytë i vitit të jetë dinamik. Ashtu si në vitet e mëparshme, ne jemi optimistë për të ardhmen dhe jemi të vendosur të punojmë me forcë në muajt e mbetur të këtij viti”, shtoi ai.

Kërkesa është ende e lartë për modelet SUV. Një total prej 41.947 klientësh blenë modelit Cayenne. Në vend të dytë është modeli Macan, me 38.039 dërgesa. Vetura sportive, modeli 911, iu dorëzua 21.616 klientëve në mbarë botën. Taycan iu dorëzua 18.877 klientëve – pavarësisht kufizimeve të prodhimit për shkak të vështirësive të zinxhirit të furnizimit, të cilat ndikuan veçanërisht në Porschen tërësisht elektrike. Panamera u dorëzua në 15.604 njësi, ndërsa klientët blenë 9.777 njësi të modeleve 718 Boxster dhe 718 Cayman.

“Ne po hyjmë në tremujorin e tretë plot energji dhe optimizëm dhe, përveç dërgesave, fokusi ynë është ende në një përvojë unike të markës për klientët tanë”, shton von Platen.