Auto

Gjermania me plan për shpëtimin e veturave me motorë dizel

Descriptive Text

Prodhuesit gjermanë të veturave dhe zyrtarët e Qeverisë së Gjermanisë kanë rënë dakord për një plan i cili do të “shpëtojë” motorët dizel.

Arsyeja për këtë plan janë një numër i njoftimeve nga disa qytetet gjermane të cilat planifikojnë të ndalojnë veturat me djegie, përkatësisht motorët dizel, në zonat urbane, transmeton Koha.net. Prodhuesit do t’i shtojnë motorëve, të cilët janë me standardin Euro 5 dhe 6, një softuer të ri i cili do të mundësojë zvogëlimin e emetimeve të dyoksid të karbonit deri në 20 për qind.

Vlerësohet se prodhuesve ky “riparim” do t’iu kushtojë rreth 100 euro për veturë. Prodhuesi i parë që ka filluar të bëjë këtë “riparim” është Mercedesi, i cili tashmë ka dërguar në servis rreth tre milionë vetura

Gjithashtu, dje, edhe Audi ka dërguar në servis rreth 850 mijë vetura për të njëjtën arsye.

Më herët, për shkak të emetimit të lartë të dyoksid të karbonit, Porsche ka njoftuar se ka shumë gjasa që të braktisë motorët dizel.