Auto

Bien për 30% shitjet e Renaultit, shkaku i luftës në Ukrainë

Shitjet e veturave në Renault ranë 30 për qind në gjysmën e parë të vitit 2022 pas mbylljes së operacioneve të saj në Rusi, ka thënë të mërkurën, një nga prodhuesit e parë të veturave perëndimore që zbuloi humbjet pas luftës në Ukrainë, shkruan Reuters.

Renaulti i Francës, më i ekspozuari ndaj tregut rus midis prodhuesve perëndimorë të automjeteve, shtoi se shitjet në mbarë botën ranë 29.7 për qind nga viti i kaluar në pak më shumë se një milion automjete.

Duke përjashtuar aktivitetet e njësive të saj Avtovaz dhe Renault Rusia, numri i njësive të shitura ra me 12 për qind nga viti në vit. Aksionet e Renaultit ranë me 2.3 për qind.

Rusia ishte tregu i dytë më i madh i Renaultit para luftës, duke llogaritur 15 për qind të fitimeve, sipas JPMorgan.

Grupi, i cili prodhon modele të njohura si Dacia Duster dhe Renault Clio, ndaloi aktivitetet e tij në vend në fillim të këtij viti dhe konfirmoi se do të shesë Renault Rusia dhe 67.7 për qind të aksioneve të saj në Avtovaz, prodhuesi më i madh rus i veturave dhe pronar i markës Lada.

Avtovaz iu shit një instituti shkencor rus, raportohet se për vetëm një rubla me një opsion gjashtë-vjeçar për ta blerë atë, tha Renault në maj.

Kompania franceze përmendi edhe mungesën e çipave një tjetër arsye pse ka sjell këtë rënie.

Renault konfirmoi se shitjet e automjeteve elektrike ishin rritur.

Shitjet e automjeteve elektrike dhe hibride përbënin 36 për qind të shitjeve të markës Renault në Evropë në gjysmën e parë të vitit, kundrejt 26 për qind një vit më parë.