Auto

Automobili solar vozitet disa muaj pa u mbushur

Descriptive Text

Një kompania holandeze po e sjell në treg automobilin e parë në botë i gatshëm për prodhim dhe i cili vihet në lëvizje vetëm nga energjia solare, Lightyear 0 do të kushtojë 263,000 dollarë

Lightyear 0, që nuk duhet të ngatërrohet me automobilin Buzz Lightyear të Disneyt, edhe pse teknologjia e tij e avancuar nuk e lë shumë jashtë, është automobili i parë në botë i gatshëm për prodhim që vihet në lëvizje nga energjia solare.

Startupi holandez, Lightyear, planifikon të komercializojë livrimin e modelit të vet 0 gjatë vitit 2022, me një sasi fillestare prej 949 makinash që do të jenë në dispozicion.

Automobili ka pesë metra katrorë panele solare silikoni me efiçiencë të lartë përgjatë pjesës qendrore të automobilit, për të cilat prodhuesi pohon që do të mbushin baterinë mjaftueshëm që të ofrojë 70 kilometra vozitje çdo ditë, në kushte të verës.

Ky automobilit po ashtu mund të mbushet edhe në mënyrë konvencionale, përmes stacioneve mbushësë shtëpiake apo publike të dedikuara për automobilat elektrikë, duke i dhënë kështu makinës një gjatësi vozitjeje prej më shumë se 700 kilometrash për një mbushje të vetme.

Sipas testimeve të prototipit, modeli 0 mund të vozitet pa u mbushur për dy muaj nëpër Amsterdam gjatë verës dhe shtatë muaj pa u mbushur në Portugali. Dikush mund të pyetet se sa mund të zgjasë vozitja në kushtet verore diku si në Dubai, për shembull.

Lightyear 0 do të prodhohet në Finlandë nga Valmet Automotive, dhe pas modelit të parë me pak njësi, pritet një model më i volitshëm që do të kushtojë rreth 32,000 dollarë që është planifikuar të plasohet kah fundi i vitit 2024 apo fillimi i vitit 2025.

Burimet:

Startup kicks off sales of $265,000 first solar electric car (Bloomberg)

Drive for months without charging (Lightyear)

Amsterdam to Le Mans route planner (AA)