Auto

Musk tërhiqet nga reduktimet e vendeve të punës në Tesla

Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, ka thënë të shtunën se numri total i punonjësve të këtij prodhuesi të automjeteve elektrike do të rritet gjatë 12 muajve të ardhshëm, por se numri i personelit me pagë duhet të ndryshojë pak, duke u tërhequr nga emaili i dërguar dy ditë më parë për shkurtime të vendeve të punës prej 10 për qind.

"Numri total i punonjësve do të rritet, por pagat duhet të jenë mjaft të barazpeshuara”, ka shkruar Musk në Twitter në një përgjigje ndaj një llogarie të paverifikuar në Twitter që bënte një parashikim se numri i punonjësve të Tesla-s do të rritet gjatë 12 muajve të ardhshëm, raportoi të dielën Reuters.

Musk të enjten ua ka dërguar një email drejtuesve të Teslas, ku u tha se duhet të shkurtojë vendet e punës për rreth 10 për qind.

Kompania dhe filialet e saj kanë pothuajse 100 mijë punonjës, sipas një dosje rregullatore të Teslas e dalë në fund të vitit 2021.

Përpara emaileve të tij për për reduktimin e numrit të punëtorëve, Musk ka lëshuar një ultimatum për punonjësit që të punojnë në zyrë të paktën 40 orë në javë, ose të japin dorëheqje.