Auto

Volkswageni pret që deri më 2025 ta kalojë Teslan me shitje të veturave elektrike

Descriptive Text

Drejtori i Përgjithshëm i Volkswagenit, Herbert Diess, beson se prodhuesi më i madh evropian i veturave mund të kalojë Teslan dhe të bëhet shitësi më i madh i veturave elektrike në botë deri në vitin 2025.

Diess tha se lehtësimi i problemeve të zinxhirit të furnizimit ka të ngjarë të ndihmojë gjigantin gjerman të marrë hov në muajt e ardhshëm.

"Tregjet janë gjithmonë të lidhura me të ardhmen", tha Diess kur u pyet pse investitorët i dhanë Teslas avantazh të madh ndaj prodhuesve të tjerë tradicionalë, si Volkswagen. “Tesla ka një avantazh serioz për momentin. Është ndoshta kompania më digjitale e veturave në botë. Megjithatë, besoj se mund t'ia kalojmë sa i përket numrit të automjeteve të dorëzuara çdo vit deri në vitin 2025”.

Tesla prodhon vetëm vetura elektrike, ndërkohë që VW-ja ka disa modele elektrike.

Më shumë se dy vjet pas pandemisë së koronavirusit, industria e automobilave vazhdon të luftojë me sfidën e blerjes së pjesëve kryesore dhe prodhimit të automjeteve të mjaftueshme për të përmbushur kërkesën. Mungesa e pjesëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për bateritë, pritet të jetë një kufizim i vazhdueshëm në rritjen e shitjeve të automjeteve elektrike në vitet në vijim.

Megjithatë, Diess sheh disa gjëra pozitive. Ai pret që nga mesi i vitit të ketë një lehtësim në tregun e furnizimit me gjysmëpërçues, porse krizë do të ketë ende.

“Mendoj se zinxhirët e furnizimit dhe tregu po kthehen ngadalë në normalitet", shtoi ai. \autoblog

Image