Auto

Shoferi theu dritaren pasi u bllokua, Kanadaja nis hetimin për zjarrin që e kaploi veturën Tesla

Descriptive Text

Agjencia kanadeze e sigurisë së automjeteve ka njoftuar të premten se po heton shkakun e zjarrit të Teslas në Vankuver, që mori vëmendje pasi shoferi u përpoq të dilte nga automjeti, raportoi Reuters.

Pas një zjarri që kaploi Model Y të Teslas, Transport Canada ka thënë se ekipi i tij i kontraktuar i hetimit sa i përket përplasjeve dhe defekteve ka arritur ta sigurojë automjetin.

Agjencia shtoi se ka njoftuar Teslan për incidentin dhe aktualisht po bën marrëveshje për një inspektim të përbashkët të automjetit në një përpjekje për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Faqja e internetit Electrek postoi një video të incidentit në të cilën pronari tha se kur pa tym që po dilte nga vetura, u detyrua ta thyej dritaren.

“Unë e godita me shkelm dritaren sepse gjithçka ndaloi, energjia nuk funksionoi, dera nuk u hap, dritaret nuk u ulën”, ka thënë ai.