Auto

Në Bosnjë, 5 mijë euro subvencionim për ata që blejnë vetura të reja elektrike

Descriptive Text

Qeveria e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, të enjten pritet të marrë vendim për ndarjen e 500 mijë eurove për subvencionimin e qytetarëve që blejnë vetura elektrike dhe hibride, ka thënë ministri Federal i Energjisë, Minierave dhe Industrisë Nermin Gjindiq, përcjell portali “Klix” të mërkurën.

Kjo është hera e parë që në buxhetin e Federatës së Bosnjës janë planifikuar mjete për inkurajimin e individëve që të blejnë vetura elektrike.

Për të përfituar subvencionin nga Qeveria, qytetarët duhet të plotësojnë disa kushte. Të blejnë veturë elektrike të prodhuar në vitin 2022 dhe ta mbajnë për të paktën dy vjet. Subvencionimi është në vlerën e 5 mijë eurove. Subvencionohen edhe ata që blejnë vetura hibride në vlerë 2.500 eurove. Po ashtu, vetura nuk duhet të ketë më shumë se 9 ulëse, përfshirë edhe atë të shoferit.

Federata e Bosnjës-Hercegovinës është një prej dy entiteteve që përbejnë shtetin e Bosnjës. Entiteti tjetër është Republika Srpska.