Auto

Volkswageni bën marrëveshje me kompaninë amerikane për çipa

Volkswageni ka nënshkruar marrëveshje me prodhuesin amerikan të çipave, Qualcomm, për ta zhvilluar teknologjinë e automatizuar, shkroi Reutersi të martën.

Kontrata do të vlejë deri më 2031, ndërsa ky lloj çipi njihet si i zhvilluar posaçërisht për veturat me autopilot. Volkswageni i çuditi industritë e automjeteve me këtë marrëveshje, pasi ka pasur bashkëpunim të gjatë me Intelin.

Çipat e Qualcommit do t’i përdorë në të gjitha markat e saj, duke nisur nga viti 2026.

Drejtori i kompanisë gjermane Volkswagen, Herbert Diess, udhëtoi për në San Diego për t’u dakorduar me kompaninë Qualcomm.

VW-së pritet t’i kushtojë rreth 1 miliard euro ky investim.

Në dy vitet e fundit, industria e makinave në mbarë botën është goditur rëndë nga mungesa e çipave. Shumë kompani në Britani të Madhe, Japoni, Kinë e SHBA i kishin pezulluar punët, e një pjesë ishin mbyllur.

Në fillim të 2022-s, numri i çipave ka shënuar një rritje të lehtë.