Auto

Koenigsegg pretendon se ka një veturë që mund të shkojë mbi 500 km/h

Koenigsegg Jesko është një hipermakinë suedeze që merr fuqi nga një motor 5.0-litërsh V8 biturbo me 1600 kuaj fuqi. Kjo i jep asaj një shpejtësi maksimale teorike prej 531 km/h, e cila do të ishte rekord i ri botëror për automjetet, shkruan Autoblog.

Ekipi i Koenigsegg do të përpiqet ta arrijë shpejtësinë e shpallur gjatë testimit. Edhe nëse dështon në objektivin maksimal, Koenigsegg mund ta thyejë lehtësisht rekordin aktual botëror prej 455.3 km/h.

Koenigsegg Jesko vjen në dy modele. Attack është krijuar për një pistë garash dhe rrugë me kthesa të shumta dhe Absolut është krijuar për të garuar sa më shpejt që të jetë e mundur në rrugë.

Attack është i pajisur me elementë të shumtë aerodinamikë për të gjeneruar shtytje maksimale (rreth 1400 kilogramë).

Absolut është i ndërtuar të arrijë shpejtësi maksimale më të lartë duke përdorur, ndër të tjera, një pjesë të pasme më të gjatë dhe rrota speciale për të mbajtur sa më të ulët rezistencën e ajrit.

Gjithsej do të prodhohen 125 kopje të të dy modeleve.

{gallery}