Auto

Së shpejti prezantohet Range Rover Vogue i ri

Descriptive Text

Këtë javë, kompania e njohur Project Kahn do të prezantojë modelin e modifikuar Range Rover Vogue, me të cilin është marrë veçanërisht dizajneri i njohur i veturave, Afzal Kahn.

Ky Range Rover Vogue i ri karakterizohet me ngjyrën e kombinuar – të kuqe Madeira dhe të zezë Kirsch të Rolls Roycet, detajet nga fibra të karbonit, mbrojtësit anësorë të zgjeruar, mbrojtësit e rinj, vrimat 3D për ajër, maskën e përparme të re, spoiler të pasmë etj.

Gjithashtu, Kahn për këtë Range Rover 4.4 SDV8 Vogue SE Pace Car ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave RS650 me diametër prej 23-inç, tubat e rinj të sistemit të shkarkimit të gazrave, si dhe interier më luksoz, i cili përfshinë ulëset nga lëkura, detajet nga alumini dhe çeliku, etj.

Çmimi i këtij modeli të modifikuar e luksoz është rreth 100 mijë funte.

{gallery}