Pasi kompania Tesla, po e dominon BMW-në sa u përket shitjeve të veturave luksoze në Shtetet e Bashkuara, kompania gjermane po synon ta dominojë Teslën sa i përket shitjes së veturave elektrike në Amerikë.
Drejtuesit kryesorë të markës gjermane kanë thënë javën e kaluar se janë gati të nxjerrin në treg disa modele elektrike, duke synuar të shesin 200,000 nga to globalisht këtë vit, që i bie dyfishi i numrit të shitjeve vitin e kaluar.
“Fokusi do të jetë në një rritje shumë të fortë dhe të shpejtë të automjeteve elektrike", ka thënë shefi i shitjeve të BMW Group, Pieter Nota, javën e kaluar në një konferencë shtypi, raportoi të hënën “AutoNews”.
Ai ka shtuar se Tesla ka mbërritur pikën kulminante të shitjeve, ndërsa tani ka mbaruar.
Për dy muajt e parë të këtij viti, në SHBA janë regjistruar 71,250 vetura Tesla, sipas të dhënave nga kompania e informacionit financiar Experian, derisa vetura të BMW-së janë regjistruar 54,210.
-
18 prill 2022 10:25
-
Shpërndaje në: