Auto

BMW X7 me dizajn të ri për modelin e vitit 2023

BMW-ja ka bërë të ditur një ridizajn të madh për modelin e vitit 2023 të veturës X7.

SUV i madh do të pësojë ndryshime në pjesën e përparme, ndryshime të vogla në pjesën e pasme dhe renovime edhe në pjesën e brendshme të tij.

Një video e publikuar nga BMW Blog nxjerr shefin e dizajnit të kompanisë, Domagoj Dukec, duke diskutuar ndryshimet e stilit.

Ndryshimi më i rëndësishëm për BMW X7 të vitit 2023 në pjesën e përparme është kalimi në një dizajn me drita të ndara.

Videoja nuk flet për fuqinë, por X7 hibridizon të dy grupet e fuqisë së SUV-së. Modeli bazë 3.0-litërsh i linjës gjashtëshe tani prodhon 375 kuaj fuqi.