Auto

Mazda MX-5 nuk do të preket nga ndryshimet

Mazda MX-5 nuk do të preket nga ndryshimet

Mazda është e përkushtuar të mbajë të paprekur formulën e veturës së saj sportive Mazda MX-5 edhe pse ajo ka nisur një strategji për të zgjeruar dhe elektrizuar linjën e saj në vitet e ardhshme.

Firma ka konfirmuar se do të lansojë së shpejti një gamë SUV-sh të elektrizuar.

Kreu i zhvillimit të produkteve dhe inxhinierisë së Mazda-s në Evropë, Joachim Kunz, ka thënë se MX-5 do të trajtohet në mënyrë të veçantë meqë është ikona e markës.

“Është ikona e markës sonë dhe trajtohet gjithmonë në mënyrë të veçantë. Për momentin, duket se do ta kemi këtë makinë përgjithmonë, me këtë madhësi dhe koncept dhe motor me djegie. Sigurisht, një ditë do të na duhet ta elektrizojmë atë, por ne duam ta mbajmë këtë koncept të pastër”, ka thënë Kunz për Autocar.

Kunzi ka shpjeguar se MX-5 ka një cikël më të gjatë të jetës se modelet e tjera të Mazdas.