Auto

Lansohet Hyundai i30 N i ri

Hyundai ka prezantuar modelin e ri i30 N, që rivalizon Golf GTI, Seat Leon Cupra dhe Honda Civic Type R.

Në panairin e vitit 2016 në Paris, modeli u prezantua si koncepti RN30.

Vetura e re ka motor 2.0-litërsh me katër cilindra dhe 247 kuajfuqi.

Me marshin manual me gjashtë shpejtësi, kjo veturë thuhet se mund të arrijë përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë për vetëm 6.4 sekonda.

Një model i tillë pritet të kushtojë rreth 31 mijë euro.

{gallery}