Auto

Blerja e Mercedesit të Hitlerit nga politikani australian nxit debate të mëdha

Biznesmeni dhe politikani australian Clive Palmer u gjet papritmas në qendër të vëmendjes, pasi dolën informacione se ai kishte blerë një Mercedes që i përkiste liderit nazist, Adolf Hitler.

Mercedes-Benz është sinonim i fuqisë dhe prestigjit, prandaj ka tërhequr gjithmonë një elitë me ndikim në historinë e tij, nga të famshmit deri te liderët botërorë që shkojnë në takime të rëndësishme me S-Class luksoz.

Image

Sidoqoftë, marka ndonjëherë tërheq klientë më pak të dëshirueshëm, kështu që asgjë nuk mund të krahasohet me Mercedesin e bukur, por famëkeq 770K Grosser Offener Taurenwagen. Kjo veturë që dikur ishte përdorur nga Adolf Hitleri, u shfaq në ankand disa vite më parë, por nuk u shit. Megjithatë, raportet e mediave thonë se tash Mercedes ka gjetur një pronar të ri dhe ai besohet se është politikani australian Clive Palmer. Vetura është blerë nga një miliarder rus.

Qeveria australiane nuk është e lumtur për lëvizjen e tij, kështu që miliarderi Palmer e mohoi informacionin.

Image

Ministrja e Brendshme australiane Karen Andrews e ka paralajmëruar atë se do të përballet me ligjin nëse del e vërtetë se e ka blerë veturë.

Pakënaqësinë e tij e ka shprehur edhe deputeti Patrick German në Twitter, i cili pretendon se nuk ka asnjë arsye për të importuar një makinë të tillë në Australi. Ai i kërkoi zyrtarisht qeverisë që të pengonte Palmerin të importonte veturën që dikur i përkiste Hitlerit, duke iu referuar ligjeve.

Image

Nëse Palmer do të importojë veturën, ai do të shkelë ligjin, sepse sanksionet ndaj Rusisë ndaluan tregtinë me këtë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.

Vetura ka një motor V8 7.7 litërsh që zhvillon 227 kuaj fuqi. Ka katër shpejtësi, është 6 metra i gjatë, 2.1 metra i gjerë dhe 1.9 metra i lartë. Peshon 4.800 kg. /klix

Image