Auto

Super vetura Zarooq Sand Racer 500 GT me çmim fillestar 400 mijë euro

Vetura Zarooq Sand Racer 500 GT nga Emiratet e Bashkuara Arabe dëshiron të jetë një veturë normale, por me tipare reale për terrene të vështira.

Kjo veturë ka vetëm dy ulëse dhe motorin në mes të trupit ndërsa ka rrotat e pasme aktive.

Sand Racer 500 GT do të dalë në shitje me një çmim fillestar prej 400 mijë euro, transmeton koha.net.

Motorin kjo veturë do ta ketë 6.2 litërsh V8, i cili prodhon 525 kuaj fuqi, ndërsa peshon vetëm 1,300 kilogram.

Shitjet e Sand Racer 500 GT tashmë kanë filluar dhe 35 veturat e para do të jenë të edicionit të limituar me një numër të madh të tipareve luksoze, për të justifikuar çmimin e tij.

{gallery}