Auto

New Yorku po përdor kamera me mikrofonë për t’i gjobitur veturat e zhurmshme

Descriptive Text

Nëse jetoni në New York dhe drejtoni një makinë me zë të lartë, mund të merrni një njoftim nga Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit (DEP) të qyteti, që ju thotë se vetura juaj është shumë e zhurmshme. Jo sepse një oficer policie vëren makinën tuaj të zhurmshme, por sepse atë e bën një kompjuter.

Një foto e një urdhri zyrtar nga DEP e qytetit të New Yorkut u publikua në Facebook nga një faqe e quajtur Lowered Congress, ku paralajmërohet drejtuesi i një BMW M3 që mund të ketë qenë paksa shumë e zhurmshme.

Urdhri vazhdon t'i thotë pronarit që ta sjellë veturën në një vend të specifikuar nga DEP - për të qenë të saktë për inspektim.

“Paraqituni dhe do të keni mundësinë të rregulloni veturën për të shmangur një gjobë”, thuhet në urdhër.

Dokumenti gjithashtu informon pronarin se nëse ai nuk paraqitet, mund të përballet me një gjobë maksimale prej 875 dollarësh, plus gjoba shtesë për vazhdimin e injorimit të thirrjes.

Një zëdhënës i DEP të qytetit të Nju Jorkut konfirmoi për Road & Track përmes emailit se sistemi është pjesë e një programi të vogël pilot që po funksionon që nga shtatori i vitit 2021. Nga përshkrimi i mësipërm, duket sikur funksionon shumë si një kamerë shpejtësie që regjistron automatikisht një shkelje dhe e dërgon me postë targën e veturës, e po ashtu paralajmërim.

Programi do të rivlerësohet më 30 qershor, sipas DEP.