Auto

Edhe BMW do të hyjë në garën Formula E në 2018-ën

BMW ka treguar se do t’i bashkohet garës për vetura elektrike, Formula E në sezonin 2018-2019, me një veturë e cila do ta ketë teknologjinë e re të tyre, transmeton koha.net.

Vetura e BMW do të zhvillohet nga ekipi i tanishëm i Andretti, ndërsa nga kjo markë thonë se përfshirja në garat me vetura elektrike, EV do të ndihmojë zhvillimin e veturave elektrike për rrugë.

BMW do ti bashkohet prodhuesve të tjerë të veturave, si Renailt, DS, Jaguar në këtë garë për vetura elektrike, si dhe markës rivale Audi, i cili po ashtu do të filloj të marrë pjesë në këtë sezon, 2017/18.

{gallery}

Lexoni edhe: Audi do të hyjë në garën e Formula E 2017/18