Auto

ARTA prezantoi versionin e saj të Honda NSX

Descriptive Text

Ekipi japonez i garave ARTA prezantoi versionin e tij të Honda NSX, i cili u transformua plotësisht sa i përket anës vizuale që të kujton modelin Pagani Zonda.

Kompania e ka quajtur veturën Legavelo dhe çmimi shkon deri në 222.000 dollarë. Do të prodhohen vetëm pesë njësi.

ARTA, që është akronim për emrin e ekipit Autobacs Racing Team Aguri, përdori plastikë të përforcuar me fibra karboni për 65% të pjesës së jashtme.

Elementët e riformuar përfshijnë një fund të ri të përparmë me thithëse më të mëdha dhe një mbulesë të trupit të përparmë me shumë hapje. Pjesa e pasme mori kënde më të theksuara.

Kompania nuk përmendi ndryshime sa i përket pjesës mekanike, kështu që supozohet se është ruajtur motori 3.5 litërsh V6 dhe tri njësitë elektrike me fuqi totale 580 kuaj fuqi, të cilat i ka vënë edhe prodhuesi, Honda.

Në të vërtetë, Honda po i thotë lamtumirë modelit NSX, pasi prodhimi është planifikuar të përfundojë këtë vit.

Me këtë rast, kompania prodhoi Type S me 600 kuaj fuqi.

NSX Type S do të prodhohet në vetëm 350 njësi. Çmimi fillestar është 169,500 dollarë. \autoblog

{gallery}