Auto

Ferrari Daytona SP3 shpallet vetura më e bukur e vitit

Që nga viti 1987, Festivali Ndërkombëtar i Automobilave jep çmimin për “projektet më të bukura dhe më moderne të automobilave të vitit” në kategori të ndryshme dhe medalja më prestigjioze kësaj here shkoi për Ferrarin.

Ferrari Daytona SP3 u shpall vetura më e bukur e vitit.

Rregullat parashikojnë që veturat kandidate për këtë çmim duhet jenë më të shtrenjta se 60 mijë euro dhe SP3 nuk e ka “asnjë problem” me këtë.

Shefi i dizajnit të Ferrarit, Flavio Manzoni gjithashtu mori një çmim për ndikimin dhe punën e tij krijuese në sektorin e automobilave.

"Këto dy çmime janë dëshmi e pakundërshtueshme e nivelit të cilësisë dhe përsosmërisë të arritur nga ‘Ferrari Styling Centre’, të cilën unë kam privilegjin të drejtoj. Ato janë gjithashtu dëshmi e hulumtimit të sofistikuar në projektin Ferrari Dayton SP3", tha Manzoni.

Në kategorinë e hiperveturave më të bukura, çmimi shkoi për Peugeot dhe modelin e tij 9X8, i cili do të debutojë në Kampionatin Botëror të Qëndrueshmërisë FIA (ËEC) këtë vit. Pavarësisht pamjes së tij të hijshme dhe agresive, 9X8 i qëndron besnik dizajnit të markës falë dritave në formë të kthetrave dhe disa detajeve të tjera.

Marka simotër e Peugeotit, DS, mori çmim në kategorinë e veturave më të bukura nën 60 mijë euro. Çmimi i takoi crossovert DS4.

DS merr çmime për bukurinë e veturave pothuajse çdo vit. /klix

{gallery}