Auto

Canolli vendos rekord në Zym

Bardhyl Canolli i Auto Klubit Eurogoma RT me veturën e tij Radicall SR8 LM ka dominuar plotësisht në garën e zhvilluar në Zym, njëherësh duke vendosur rekord të ri në këtë shteg.

Në vozitjen e dytë, ai pati paraqitje fantastike me kohë prej 1:31.518 minuta, derisa koha e tij e përgjithshme pas dy vozitjeve ishte 3:03.946 minuta.

“Gara u karakterizua me organizim të mirë. Unë e dhash ma

{gallery}ksimumin, ndërsa edhe vetura ishte në gjendje shumë të mirë. Jam i kënaqur me faktin që arrita rekord të ri të shtegut në Zym, ndërsa besoj se në vazhdim do t'i thyej edhe rekordet në shtigjet tjera”, ka thënë Canolli pas fitores.

Vetëm një vit më parë ai pati pësuar një aksident të tmerrshëm në Krujë, por as kjo nuk e ia humbi vullnetin për automobilizëm. “Megjithëse pata pësuar lëndime shumë të rënda, për asnjë moment nuk më është zbehur dashuria për këtë sport”, ka shtuar Canolli.

Me rezultate shumë të mira ka vazhduar edhe Blerand Hasanaj, i cili me Opel Kadet GSI-në e tij triumfoi në klasën e nëntë, ndërsa u rendit i dyti në plasmanin e përgjithshëm. Një vend në podium e siguroi edhe Besnik Çitaku me BMW.

Gara në Zym u përcoll nga një numër i madh i shikuesve, ndërsa kaloi pa asnjë problem.

Rezultatet:

Klasa 1 (deri 1150 cmm - A)

1,Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) 4:08.622

2.Ismail Smani (Yugo - Prizreni D&G) +01.105

3.Halil Çereti (Yugo - Prizreni D&G) +14.506

Klasa 2 (mbi 1150-1400 ccm - N)

1.Alban Berisha (Suzuki - Prizreni D&G) 04:00.077

2.Leutrim Bytyqi (Peugeot - Ferizaj) +15.451

Klasa 3 (mbi 1150-1400 ccm - E1)

1.Valdet Kaçandolli (Suzuki - Kaçandolli PRT) 3:48.974

2.Valon Rexhepi (Lupo - Eurogoma RT) +01.822

3.Gazmend Demolli (Opel - RC Prishtina) +17.652

Klasa 4 (mbi 1400-1600 ccm - S)

1.Përparim Dushi (Honda - Kaçandolli PRT) 03:44.507

2.Premtor Taraku (Honda - Eurogoma RT) +01.120

3.Bujar Gola (Peugeot - HCR Gjakova) +04.628

Klasa 5 (mbi 1400-2000 ccm - N)

1.Faton Rama (Renault - Eurogoma RT) 03:46.035

2.Gazmend Gashi (Opel - Kaçandolli PRT) +05.042

3.Ersen Kurti (Honda - Gjakova 137) +09.913

Klasa 6 (1600-2000 ccm E1, A, SP)

1.Besfort Hana (Opel - HCR Gjakova) 03:51.693

2.Bekim Kadria (Opel - Gjakova 137) +00.924

3.Shyqeri Zatriqi (Golf - Gjakova 137) +07.530

Klasa 7 (mbi 2000 ccm - N)

1.Naim Dashaj (Subaru - Eurogoma RT) 03:51.693

2.Bashkim Memaj (Subaru - Prizreni D&G) +17.998

3.Senahid Bytyqi (BMW - Prizreni D&G) +47.306

Klasa 8 (mbi 2000-3000 ccm - E1)

1.Besnik Çitaku (BMW - RC Prishtina) 03:33.370

2.Leonit Thaqi (Opel - HCR Gjakova) +07.197

3.Valon Jaha (BMW - HCR Gjakova) +11.478

Klasa 9 (mbi 3000 ccm E1)

1.Blerand Hasanaj (Opel - DTM) 03:20.552

2.Suhejb Vuqiterna (Audi - Rahoveci) +23.613

3.Vilson Nrecaj (BMW - Gjakova 137) +26.783

Klasa 10 (E2)

1.Bardhyl Canolli (Radicall - Eurogoma RT) 03:03.946

Plasmani i përgjithshëm:

1.Bardhyl Canolli (Radicall - Eurogoma RT) 03:03.946

2.Blerand Hasanaj (Opel - DTM) +16.606

3.Besnik Çitaku (BMW - RC Prishtina) +29.424