Auto

Shitjet e Volkswagen Group në Kinë ranë për 14 për qind

Shitjet e Volkswagen Group në Kinë ranë për 14 për qind në vitin 2021 për shkak të problemeve të furnizimit dhe mungesës së gjysmëpërçuesve, tha kreu i degës së gjigantit gjerman për Kinë, Stephan Woellenstein.

Shitjet e markave kryesore si Volkswagen dhe Skoda, ranë më së shumti, ndërsa marka luksoze Audi u paraqit shumë më mirë, me rënie në shitje për vetëm 3.6 për qind.

Ndërkohë Porsche arriti të shesë 8 për qind më shumë vetura, kurse Bentley 43 për qind.

Gjithë këto marka, janë pjesë e grupit Volkswagen.

Pjesa e tregut të Volkswagen Group në Kinë mbetet 15 për qind.

“Viti 2021 ishte mjaft i vështirë”, tha Stephan Woellenstein.

Sipas tij, tregu në tërësi duhet të rritet me katër për qind në vitin 2022, ndërsa Volkswageni synon rritje prej 15 për qind. \autoblog