Auto

BMW M2 i ri e i fuqishëm arrin në 2018-ën

Si përgjigje e kërkesave të shumta nga entuziastët për modelin M2 më të fuqishëm (aktualisht ka 370 kuajfuqi), BMW ka përgatitur modelin e quajtur M2 CS.

BMW M2 CS premierën botërore do ta mbajë në mars të vitit të ardhshëm, më saktësisht në panairin e veturave në Gjenevë, ndërsa shitja e tij do të fillojë në tremujorin e dytë të 2018-ës, transmeton Koha.net. Po ashtu, M2 CS thuhet se do të vijë me më shumë kuajfuqi, peshë më të lehtë, amortizatorët e modifikuar, si dhe me rrotat e reja.

Lexoni edhe: 

Kështu mund të duket BMW M2 CSL

Sipas informacioneve të tanishme, modeli i ri i fuqishëm M2 pritet të ketë motor me gjashtë cilindra, të huazuar nga M3/M4, por me kapacitet prej 407 kuajfuqi.

Marrë parasysh më shumë kuajfuqi dhe peshë më të lehtë nga M2 standard, M2 CS pritet që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 4,2 sekonda.

Gjithashtu, në Britani pritet që BMW M2 CS të jetë në dispozicion nga vera e 2018-ës me çmim prej rreth 52 mijë funte, 8 mijë funte më shtrenjtë nga M2 standard.

{gallery}