Auto

Lambretta prezanton skuterin e parë me stil retro për këtë shekull

Kompania e njohur e motoçikletave dhe skuterëve, Lambretta, më në fund rikthyer në rrënjët e saj me skuterin e ri neo-retro. Njihuni me skuterin e saj të parë për këtë shekull, V-Special.

Skuteri i ri V-Special është një zgjedhje ideale për ata që duan stilin retro, por që nuk janë fansat e Vespas.

Dizajni i V-Special është pjesë e shtëpisë së famshme të dizajnit Kiska, e cila është e njohur për punën e saj për KTM dhe Husqvarn, dhe është bërë së bashku me fansat e brendit Lambretta, transmeton Koha.net. Skuteri i ri është një sintezë e elementeve klasike dhe moderne të dizajnit.

Lambretta V-Special është në dispozicion në tre versione – V50, V125 dhe V200.

Ashtu siç sugjeron emri, V50 vjen me motor me kapacitet prej 49.5 kubik ose 3.5 kuajfuqi. Plotëson standardin Euro4, ka startin elektrik dhe shpejtësinë maksimale e arrin deri në 45 kilometra në orë. Versioni me 125 ka motor me kapacitet prej 10 kuajfuqi, ndërsa versioni 200 ka kapacitet 200 kubik ose rreth 12 kuajfuqi.

Ndër karakteristikat tjera, duhet theksuar dritat LED, karikuesin prej 12V, bagazhin me hapësirë të madhe, si dhe instrument-tabelën LCD dhe mundësinë për lidhje me Bluetooth.

Duket se një shumë e madhe e parave është investuar për ringjalljen e këtij brendi dhe planet nuk do të përfundojnë vetëm me këtë skuter të ri. Lambretta, në fakt, është duke punuar në ringjalljen edhe të disa skuterëve të saj klasike – GP200 dhe SX200, në version elektrik dhe me standard Euro4.

Kompania njofton se është duke pritur një reagim të shkëlqyer të fansave të brendit të saj, veçanërisht ata koleksionistët “kokëfortë”.

{gallery}