Auto

Dashuria për shpejtësinë

Nuk i mjafton që vetëm një herë në vit të shkelë pedalin e gazit sa të ketë mundësi. Më shpesh do të donte që në mënyrë legale me veturën e tij të kalonte shpejtësinë 300 kilometra në orë.

Është adhurues i shpejtësisë, e garës që e ka fituar dy herë gjatë karrierës së tij prej garuesi, mekaniku nga Podujeva, Skender Potera, do t’ia mësyjë sërish në fundjavën e parë të gushtit të këtij viti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Potera me një veturë të tipit “Golf 4”, në të cilën është ende duke punuar, për ta bërë sa më të shpejtë, synon që edhe sivjet të dalë i pari në garën tashmë tradicionale të makinave “Drag Race”.

Përkundër që familjarët e tij frikësohen për të, ai mezi pret që sërish të garojë. Thotë se e do shumë shpejtësinë e që do të donte që gara tradicionale të organizohej më shpesh sesa një herë në vit. Kjo, sipas Poterës, do të ndikonte që numri i garave ilegale me makina të ulej, e bashkë me të edhe rrezikshmëria, si dhe numri i aksidenteve të mundshme.

Një defekt në makinën e tij në garën e organizuar në vitin 2015 ia ka prishur rendin e fitoreve në garën e makinave. “Drag Race” e ka fituar në vitin 2014 dhe në vitin 2016... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.