Auto

Pesë pajisjet që duhet pasur patjetër gjatë ngasjes në borë

Me ardhjen e dimrit vjen edhe rreziku për ngasësit. Bora mund të shkaktojë shpesh bllokada, e në shumë raste rreziku nga rrëshqitja në akull është i pashmangshëm.

“Motor 1” ka publikuar një listë prej pesë pajisjesh të cilat janë të domosdoshme që secila veturë t’i ketë gjatë stinës së dimrit, sidomos kur dihet se ka pasur reshje bore.

Gërryes akulli

Image

Një nga pajisjet më esenciale që i duhet secilit për shkak se gjatë dimrit xhamat e veturës mbushem me borë e në raste të caktuara edhe mund të ngrihen.

Kabllot

Image

Një bateri ka më shumë gjasa që të dështojë gjatë dimrit, kur temperaturat bien ndjeshëm. Kabllot “ringjallëse” duhet të jenë pjesë e secilës veturë, sidomos atyre që s’i kanë ndërruar bateritë qe një kohë.

Rripi i tërheqjes

Image

Përderisa dy pajisjet e para ju sigurojnë “nisjen”, një e tretë do t’ju ndihmojë në raste të bllokimit. Rripi i tërheqjes shihet si shpëtim po që se vetura bllokohet në borë.

Seti i ndihmës së parë

Image

Sikur në çdo ditë, seti i ndihmës së parë duhet të bartet patjetër edhe gjatë dimrit.

Zinxhirët

Image

Ndonëse me avancimin e gomave të dimrit veturat s’kanë telashe në ngasje në borë, zinxhirët janë shpëtim për raste të caktuara kur rrugët janë tërësisht të mbuluara me borë e kur terreni është i rrezikshëm.