Auto

Audi paralajmëron inkuadrimin e shpejtë në Formula 1

Planet e Audi për të hyrë në Formula 1 po fitojnë vrull. Prodhuesi gjerman është i kënaqur me drejtimin në të cilin po lëviz hartimi i rregullave të reja.

Në mbledhjen e Këshillit Botëror të Motorsportit javën e kaluar, u prezantua kuadri i rregulloreve për vitin 2026, lidhur me njësitë energjetike, me qëllim përdorimin 100 për qind të karburanteve të qëndrueshme, si dhe fokusimin më të madh tek energjia elektrike. Synimi është gjithashtu që të reduktohen ndjeshëm kostot, si për prodhuesit ekzistues, ashtu edhe për emrat e rinj që përfundimisht do t'i bashkohen "cirkut më të shpejtë në botë".

Audi duket se është shumë i kënaqur me këtë draft, ndaj është në prag të konfirmimit zyrtar të hyrjes në Formula 1.

Në një letër të dërguar nga kreu i Audit, Marcus Disman dhe Oliver Hoffmann, pjesë e Bordit të drejtorëve për ish-presidentin e FIA-s Jean Tod, tashmë i zëvendësuar nga Muhammad Ben Sulay dhe menaxherin e përgjithshëm të Formula 1, Stefan Domenikali, urohet FIA për këtë lëvizje.

Në letër specifikohet se Audi është shumë afër nënshkrimit për inkuadrim në Formula 1 dhe se rregullorja është një kompromis i drejtë që ofron shanse të barabarta.

Draft-rregullorja u ratifikua gjatë takimit të 15 dhjetorit, dhe siç u bë e ditur javën e kaluar, planet për motorin e vitit 2026 përfshijnë ende një motor 1.6-litërsh V6, por pa MGU-H, me një rritje të fuqisë në 350 kW (475 hp).