Auto

Volvo goditet nga një sulm kibernetik, i vidhen disa të dhëna

Volvo ka thënë të premten se ka nisur një hetim për vjedhjen e disa të dhënave të kërkimit dhe zhvillimit, të cilat mund të ndikojnë në funksionimin e kompanisë.

“Hetimet e deritanishme konfirmojnë se një sasi e kufizuar e pronës së R&D të kompanisë është vjedhur gjatë ndërhyrjes”, ka thënë përmes një deklarate prodhuesi suedez i makinave.

Ai shtoi se "mund të ketë një ndikim në funksionimin e kompanisë", por nuk specifikoi se çfarë mund të jetë.

Volvo tha se nuk pa një ndikim në sigurinë e makinave të klientëve të saj ose të dhënat e tyre personale.

"Volvo Cars po kryen hetimin e vet dhe po punon me specialistë të palëve të treta për të hetuar vjedhjen e pronës”, ka thënë kompania. Prodhuesi i automjeteve ka thënë se kishte zbatuar kundërmasa sigurie për të parandaluar aksesin e mëtejshëm në pronën e tij, ndërsa njoftoi autoritetet përkatëse lidhur me këtë.