Auto

Veturat që humbin më së paku vlerë në SHBA pas pesë vjetësh përdorim

Çmimet e veturave të dorës së dytë janë rritur në gjithë botën. Arsyet janë të shumta: më të lira, janë në gjendje ende të mirë dhe i blini në vend.

Mungesa e çipave, si dhe disa faktorë të tjerë të rëndësishëm, kanë bërë që shumë kompani të vonojnë dorëzimin e veturave të reja apo edhe të ndalin prodhimin pjesërisht.

Kjo situatë e pazakontë ka çuar në ndryshime sa i përket vlerës së veturave të përdorura deri në pesë vjet. Dhe janë disa modele që iu bie shumë pak vlera, bazuar në një hulumtim të bërë për tregun amerikan.

Hulumtimi është kryer nga kompania e njohur “iSeeCars”, duke analizuar më shumë se 8.2 milionë vetura të prodhuara nga viti 2016 e tutje, në mënyrë që të përcaktojë se cilat modele po bien më shpejt ose më ngadalë në çmim brenda pesë vitesh.

Gjetja e parë dhe më interesante e studimit është se çmimi mesatar i një veture pesëvjeçare ra me 40.1 për qind në vitin 2021, që është më pak krahasuar me 49.1 për qind sa ishte vitin e kaluar.

Modele të mira sa i përket rënies së çmimit gjatë pesë viteve të para, përkatësisht që humbin më së paku vlerë janë ato që humbin vlerë nga 1.6 deri në 4.4 herë më pak sesa mesatarja.

Sipas hulumtimit, Jeep Wrangler humb vetëm 9.2 për qind të vlerës së tij pas pesë vjetësh, ose vetëm 2/796 dollarë. Wrangler Unlimited është i dyti me një rënie prej 10.5 për qind në vlerë, i ndjekur nga Porsche 911 (12.8 për qind), Toyota Tacoma (13.8 për qind) dhe Toyota Tundra (19.5 për qind).

Në përgjithësi, veturat sportive zënë pesë vende në top 10, me Ford Mustang dhe Chevrolet Corvette që janë përkatësisht në vendin e gjashtë dhe të shtatë. Chevy Camaro dhe Dodge Challenger zënë pozitat tetë e nëntë, me një rënie në vlerë prej 23.6 dhe 24.4 për qind. \autoblog