Auto

Jaguari më i fuqishëm ndonjëherë shfaqet në Festivalin e shpejtësisë

Jaguar ka shfaqur veturën më të shpejtë të prodhuar ndonjëherëë për rrugë, XE SV Project 8 në festivalin e shpejtësisë Goodwood 2017, transmeton koha.net.

Jaguar XE SV Project 8 do të prodhohen vetëm 300 të tillë, ndërsa ai që u prezantua në Festival kushton mbi 170 mijë euro.

300 veturat janë të punuara me dorë, ndërsa kanë tetë marshe automatike me të gjitha rrotat aktive.

Motorin 5.0 litërsh supercharged V8 i cili prodhon 592 kuaj fuqi dhe shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë, sipas Jaguarit, e arrin për 3.3 sekonda ndërsa shpejtësinë maksimale 321 kilometra në orë.

{gallery}