Auto

Seat po punon në modelin elektrik Cupra

Spanjollët janë të vetëdijshëm për revolucionin e madh, i cili po ndodh në industrinë e automobilave elektrikë.

Seat planifikon që veturën e vet të parë elektrike ta sjellë në vitin 2019, e cila do të jetë në platformën MEB të Volkswagen, të konstruktuar veçanërisht për vetura elektrike.

“Cupra për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe versioni elektrik do të jetë shumë i rëndësishëm. Automobilat elektrikë kanë performancë të jashtëzakonshme dhe shpejtësi. Cupra në këtë pikë përputhet shkëlqyeshëm”, ka thënë Matthias Rabe, shef i kërkimeve dhe zhvillimit në Seat.

Ai nuk ka zbuluar se kur mund të pritet Cupra e parë elektrike, por besohet se një gjë e tillë do të ndodhë pas vitit 2019, transmeton kp.

Debutimi i Seatit të parë elektrik do të ketë autonomi deri në 500 kilometra.