Auto

Seat zbulon detajet e Aronas

Prodhuesi spanjoll, Seat, ka publikuar të dhënat teknike dhe fotografitë e modelit të dytë në gamën e vet.

Seat Arona posedon platformë mekanike MQB A0, sikurse edhe Ibiza më e re. Modeli, i cili është më i vogël se sa Seat Ateca, ndan detaje të jashtme stilistike me vëllanë e vjetër, por edhe me Ibizan.

Aty janë elementet e njohura të dizajnit Seat, si dritat LED dhe maska e ftohësit.

Arona mund të porositet me sistem për detektimin e automjeteve tjera në këndin e vdekur, teknologjinë e paralajmërimit ndaj automobilave, të cilët ndodhen afër me rastin e parkimit, transmeton KP.

Në dispozicion në fillim do të jenë tre motorë benzinë dhe dy versione dizel. Modeli bazik ka 95 kuaj fuqi, ndërsa në ofertë do të jetë edhe versioni më i fuqishëm prej 115 kuaj fuqi.

Ata që dëshirojnë më shumë kuaj fuqi, Seat do të ofrojë Arona FR me motor 1.5 TSI me 150 kuaj fuqi.

Premiera zyrtare e Seat Arona do të jetë në shtator, në sallonin e veturave në Frankfurt, ndërsa data e shitjes dhe çmimet tash për tash nuk janë bërë të ditura.