Auto

Modeli i ri i Aston Martinit po synon të arrijë shpejtësinë prej 349 km në orë

Aston Martin ka kaluar nën drejtimin e një kryetari të ri dhe aksionerit kryesor. Tani, po arrin tek gjërat argëtuese: zbulimi i super veturave.

Porositë e para të biznesit të miliarderit kanadez Laërence Stroll pas shpëtimit të prodhuesit të makinave në fillim të vitit të kaluar përfshinë mbledhjen e fondeve, shitjen e inventarit të fryrë dhe gjetjen e një partneri më të madh dhe më të mirë në Mercedes-Benz.

Kështu, Aston Martini është tani i gatshëm të prezantojë modelin e ri Valhalla dhe të nisë diskutimin e specifikave të tij.

Hibridi plug-in me 950 kuaj fuqi, linjat sportive futuriste dhe pjesën e përparme dalluese, do të jetë fëmija i linjës së makinave sportive të Aston Martin. Ai do të jetë diçka në mes të makinës halo Valkyrie dhe Vantage të ringjallur. Prodhimi i Valhalla-s fillon në gjysmën e dytë të vitit 2023, me çmimet që do të jenë prej më shumë se 600,000 paund.

Kjo veturë po synon që të arrijë shpejtësinë prej 349 kilometrash në orë.