Auto

Papa Françesku do të marrë dhuratë veturën e parë tërësisht elektrike të “Fiskerit”

Kompania “Fisker” me bazë në Los Anxhelos ka në plan ta dhurojë veturën e parë tërësisht elektrike për Papa Françeskun vitin e ardhshëm, e cila do të ketë karakteristika të veçanta.

“Fisker Ocean” do të jetë emri i veturës së parë elektrike prodhuar nga kompania amerikane “Fisker” .

Bashkëthemeluesit Henrik Fisker, dikur një projektues i prodhuesit britanik të veturave luksoze Aston Martin dhe Geeta Gupta-Fisker takuan të premten kreun e Kishës Katolike Romake në Vatikan për t’ia dhënë lajmin..

"Unë u inspirova duke lexuar se Papa Françesku është shumë i vëmendshëm për mjedisin dhe ndikimin e ndryshimit të klimës për brezat e ardhshëm", ka thënë Fisker.

Kompania nuk zbuloi koston e veturës së modifikuar të destinuar për papën, por “Fisker Ocean” në tregun amerikan fillon me çmimin prej 32 mijë eurove.

Image