Auto

Ky është Jaguar E-Pace

Kompania britanike e veturave luksoze, Jaguar, ka njoftuar se Crossoverin më të ri, E-Pace, do ta promovojë më 13 korrik, shitja e të cilit do të fillojë në fillim të vitit 2018.

Fjala është për Crossoverin i cili është më i vogël për dallim nga modeli F-Pace, transmeton Koha.net. Kreu i departamentit të dizajnit të kompanisë Jaguar, Ian Callum, thotë se E-Pace kombinon pamjen e një veture sportive me performancat e një Jaguari. Ai, po ashtu, thotë se këtë model do ta bëjë të dallohet në klasën e vet.

Tani për tani, dihet se E-Pace do të bazohet në platformën LR-MS, të cilën e përdorë edhe Land Rover Discovery Sport dhe Range Rover Evoque, si dhe se në gamën e motorëve do të jenë në dispozicion motori benzinë 2.0-litër dhe motori dizel Ingenium – motori më i fuqishëm pritet të jetë me kapacitet prej 290 – 300 kuajfuqi. Sa i përket marsheve, përmenden marshi manual me gjashtë shpejtësi dhe ai automatik me tetë shpejtësi.

Image

E-Pace në ofertë do të ketë edhe sistemin e tërheqjes me rrotat e përparme dhe me të gjitha rrotat, si dhe një numër të sistemeve për ndihmë të shoferit.

Gjithashtu, E-Pace më vonë pritet të vijë edhe në version hibrid, me motor dizel Ingenium 1.5-litër me tre cilindra në kombinim me një motor elektrikë.

Prodhimi i Jaguar E-Pace do të bëhet në fabrikën Magna Steyr, në Graz të Austrisë, ndërsa sa i përket çmimit ai do të kushtojë rreth 28 mijë funte.

Pas promovimit të E-Pace, Jaguar planifikon të prezantojë edhe modelin elektrik të shumëpritur I-Pace, më saktësisht në shtator të këtij viti në panairin e veturave në Frankfurt.

{gallery}