Auto

Një Lotus “i ri” i vitit 2013 shitet për 70.000 dollarë

Shitësit e veturave dëshpërohen nëse një veturë e re u rri në sallon për më shumë se gjashtë muaj. Po çfarë të thuhet për një shitës të cilit një veturë i qëndroi shtatë vjet.

Një Lotus Evora është shitur në SHBA si veturë e re edhe pse viti i prodhimit të tij është 2013, shkruan Popular Mechanics.

Vetura për vite të tëra ishte në ofertë nga një shitës në Connecticut, por nuk arriti deri më tash te pronari i ri. Nje person tash e ka blerë për 70.000 dollarë, që i bie se e ka marrë për 20.000 dollarë me zbritje.

Vetura aq gjatë qëndroi në pritje të blerësit sa i skadoi edhe garancia e fabrikës. Ai u ruajt në një ambient me temperaturë të kontrolluar të ajrit, ndërkohë që iu ndërruan të gjitha vajrat, pos atij të motorit. Në momentin që doli nga salloni, vetura i kishte më pak se 100 km të kaluar.

Në pyetjen pse qëndroi kaq gjatë vetura pa u shitur, shitësi tha se kjo ka të bëjë me parimet e tij.

“Shumë shitës të këtyre veturave gjatë viteve të shkuara i kanë shitur me çmime të ulëta. Unë nuk ka dashur kështu, pasi një zbritje e tillë do të ulte reputacionin e brendit”, tha pronari, përcjell autoblog. Sipas tij, disa shitës qysh më 2014 i ulen çmimet për 20.000 dollarë, për aq sa ai e uli tash më 2021.

Image