Auto

Seati paralajmëron veturë elektrike për qytet

Kompania spanjolle ka paralajmëruar sot se deri në vitin 2025 do të prezantojë një veturë elektrike për qytet.

Sipas njoftimit, me këtë veturë synohet që ajo të jetë e kapshme për shumë qytetarë në gjithë botën, meqë çmimi do të sillet nga 20.000 deri në 25.000 euro

Se në cilën fabrikë të Seatit do të nisë ndërtimi i kësaj veture do të bëhet e ditur më vonë.

Në konferencën vjetore për shtyp, kompania gjithashtu paraqiti një plan ambicioz të quajtur “Future Fast Forward”, i projektuar për të udhëhequr elektrifikimin e industrisë së veturave në Spanjë. Gjëja kyç në këtë projekt është prodhimi i veturave elektrike për qytet deri më 2025.

Presidenti i Seat S.A., Vaine Griffiths, deklaroi se "ne duam të prodhojmë vetura elektrike në Spanjë duke filluar nga viti 2025. Ambicia jonë është të prodhojmë më shumë se 500.000 vetura elektrike të qytetit në vit". \ autoblog