Auto

Logoja e re e Renaultit do të jetë në të gjitha modelet e saj nga viti 2024

Descriptive Text

Renaulti ka konfirmuar se të gjitha veturat e saj të reja do të kenë një logo të re nga viti 2024 e tutje, e cila është frymëzuar nga e kaluara e kompanisë.

Logoja e re u zbulua në fillim të këtij viti në Renault 5 Prototype. Drejtori i Projektimit i Renault, Giles Vidal, ka konfirmuar se logoja e re, do të qëndrojë në pjesët e përparme të çdo veture të prodhuar nga ta nga viti 2024, shkruan “autoexpress”.

“Diamanti” i Renault është ridizenjuar nëntë herë, me ndërmarrjen që ka marrë formë për herë të parë në vitin 1925. Logoja aktuale u krijua më 1992 dhe u ridizejnua më 2015, por logoja e re është shumë më e thjeshtë dhe ky ndryshim shënon progresin e Renault në një epokë të re, sipas kompanisë.

Vetura e parë e prodhimit që do të mbajë logon e re mund të jetë crossover-i i ri Renault i cili do të jetë tërësisht elektrik, që do të zbulohet më vonë këtë vit përpara se të dalë në shitje në vitin 2022.