Auto

Subaru WRX i ri deri në fund të vitit

Mediat japoneze raportojnë se gjenerata e re e sedanit sportiv Subaru WRX do të duhej të prezantohej deri në fund të vitit.

Vetura, sipas informatave të deritashme, do të jetë 50 mm më e gjatë, 50 mm më e gjerë dhe 25 mm më e ulët, njofton autoblog.

Motori do të duhej të ishte 2.4 litërsh - turbo, me 287 kuaj fuqi, derisa modeli i ardhshëm WRX STI do të duhej të kishte 394 kuaj fuqi.

Në paketë, do të jetë edhe modeli manual me gjashtë shpejtësi.

Porositë e para pritet të bëhen në fillim të vitit 2022.

{gallery}