Auto

Land Roveri do ta lansojë veturën e parë elektrike në vitin 2024, Jaguari në vitin 2025

Descriptive Text

Land Roveri do t’i lansojë gjashtë modele të veturave të pastra elektrike brenda pesë vjetëve të ardhshme, si pjesë e një rishikimi të gjerë të biznesit të përgjithshëm të Jaguar Land Rover nga shefi-ekzekutiv në ardhje Thierry Bollore.

Ndërkohë Jaguari do të dalë me një veturë elektrike të markës së saj luksoze në vitin 2025.

Jaguar Land Rover ka thënë se gjitha brendet e saj do të kenë një variant të vetëm elektrik deri në vitin 2030, raporton Auto Express.