Auto

Shitjet e veturave në Gjermani bien për 30% në janar

Shitjet e reja të veturave në Gjermani ranë më shumë se 30 për qind në janar, në rreth 170 mijë vetura.

Përfaqësitë e veturave janë goditur nga një bllokim i dytë si pasojë e pandemisë së koronavirusit në Gjermani, me dyqane jo thelbësore të mbyllura që nga mesi i dhjetorit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Shitjet e veturave të reja në dhjetor ishin rritur me gati 10 për qind.

Autoriteti i makinave KBA pritet të publikojë shifrat zyrtare të shitjeve gjatë kësaj jave.