Auto

VW-ja synon shitjen e 100.000 crossoverave elektrikë gjatë vitit 2021

Kontingjenti i parë i crossoverave elektrikë të Volkswagenit ID.4 tashmë është rrugës deri të pronarët e tyre në Evropë, Kinë dhe SHBA.

VË ID.4 është modeli i dytë serik i gjeneratës së re të veturave elektrike, pas atij ID.3, i cili vitin e shkuar “theu akullin”.

Nga prodhuesi gjerman ka sinjale optimiste, meqë planifikon të shesë vetëm gjatë vitit 2021 rreth 100.000 njësi të këtij modeli. Sipas zyrtarëve të kompanisë, vetëm në muajin e parë të këtij viti janë porositur 17.000 njësi.

Nën fakt, ID.4 është pjesë e strategjisë së Volkswagenit për të kaluar në prodhimin e veturave elektrike dhe për këtë janë investuar dhe do të investohen deri më 2023, mbi 11 miliardë euro.

Deri më 2025 planifikohen të arrihet prodhimi i 1.5 milionë vetura elektrike në vit.

Aktualisht, modeli ID.4 po prodhohet në një fabrikë në Gjermani dhe një në Kinë, e së shpejti do të duhej të niste së prodhuari edhe në një fabrikë tjetër në Gjermani. Për vitin tjetër është planifikuar të nis së prodhuari edhe në një fabrikë të VW-së në SHBA.