Auto

Fiat Chrysleri do të investojë mbi 200 milionë dollarë në fabrikën e saj në Poloni

Foto: Reuters

Fiat Chrysler do ta modernizojë fabrikën e saj në Poloni për të ndërtuar disa prej veturave të saj hibride dhe elektrike, duke investuar 204 milionë dollarë.

Automotive News Europe raporton se aty do të ndërtohen automjetet Jeep, Fiat dhe Alfa Romeo.

Kompania planifikon të nisë prodhimin e tre modeleve të para në fabrikën e saj në Tychy në pjesën e dytë të vitit 2022, ka bërë të ditur prodhuesi i makinave përmes uebfaqes së saj në polonisht.

Modelet do të përfshijnë veturat krejtësisht elektrike.

“Investimet janë përmbushje e premtimeve për të forcuar operimin e Fiatit në Poloni që ishin bërë dy vjet më parë gjatë prezantimit të planit tonë të biznesit”, ka thënë shefi për Evropë i Fiatit, Pietro Gorlier.

Momentalisht fabrika Tychy ndërton Fiat 500 dhe veturat e vogla Lancia Ypsilon.