Auto

Bentley i lumtur që do të kontrollohet nga Audi e jo nga Porsche

Benlley nuk i ngutet për prodhimin e veturës së saj të parë elektrike pasi që kjo kompani nuk është e kënaqur me teknologjinë e tanishme të baterive.

Kjo kompani dëshiron që vetura e ardhshme elektrike e tyre të “ketë vlera luksoze moderne” dhe kalimi nën menaxhim të Audi-së shihet si lëvizje pozitive nga shefat e Bentleyt.

Adrian Hallmark është i lumtur me transferimin e ri që Volkswagen Group është duke bërë, duke e kaluar Bentleyn nën kontroll të Audis, në vend të Porches që është tani.

“Ne do të kemi bashkëpunim me Audi-në në 5 deri 10 vitet e ardhshme më shumë se sa që kishim me Porschen, pasi Porsche është veturë sportive, e ne jemi më të fokusuar në luks se sa në performanca”, ka thënë Hallmark.

Kalimi nën kontroll të Audi-së, do të thotë që nga 1 marsi 2021, prej kur kjo kompani do të kalojë nën kontroll të Audi-së, Bentley do të përdorë tjera platforma të reja, që do t’i mundësojë asaj zhvillimin më të shpejt të veturës elektrike.