Auto

Ford prezanton Mustang Mach-E, SUV-in plotësisht elektrik

Descriptive Text

Nju Jork, 14 dhjetor – Lajm i madh për Mustang. Marka, e cila ka qenë gjithmonë një frymë e lirë në sektorin e automobilave, nuk e kishte zgjeruar gamën e saj për 55 vjet dhe për ta bërë këtë ajo u përqendrua në modelet elektrike, shkruan vanityfair.it. transmeton ATSH.

Ford prezanton Mustang Mach-E, SUV plotësisht elektrik i krijuar për të krijuar një urë midis sharmit rebel të makinave energjike dhe vullnetit për të menduar gjithnjë e më të gjelbër.

Paraqitur me një ngjarje mega në transmetim, makina mishëron më të mirën e teknologjisë elektrike, një nivel të lartë të personalizimit të performancës përshtatur me personin që e nget dhe shitje ekskluzivisht ne internet.

Duke ardhur në tregun evropian nga fillimi i 2021, Mach-E shënon një hap shumë të rëndësishëm për Ford i cili për herë të parë në historinë e tij ka zhvilluar një model me emisione zero, falë një motori të mundësuar nga bateri elektrike shumë efikase.

I disponueshëm në variantin 4×4 ai ofron një superperformancë, ku kalon nga 0 në 100 km/h në 3,7 sekonda.

Motori plotësisht elektrik kombinohet më pas me evolucionin e teknologjisë Sync të strukturuar për t’u përshtatur sa më shumë që të jetë e mundur me zakonet e shoferit, duke ofruar ndihmë maksimale në përvojën e ngarjes.

Midis veçorive dalluese, spikat funksioni Phone As A Key, i cili lejon hyrjen e pasagjerëve duke njohur smartphone-in e pronarit dhe personave të tjerë të autorizuar dhe Gama Inteligjente, e aftë për të llogaritur autonominë e përdorimit, identifikimin dhe raportimin e stacioneve të karikimit bazuar në itinerarin e caktuar, falë lidhjes në re.

Një veçanti tjetër është mungesa e dorezave që e bën siluetën e Mach-E edhe më të efektshëm.