Auto

Porsche 911 Turbo S ekskluzive ngjyrë ari me 607 kuajfuqi

Porsche ka zbuluar një model të 911 Turbo S Exlusive Series, dhe ashtu siç mund të kuptohet edhe nga emri, kjo veturë është ekskluzive.

Vetëm 500 njësi të Porsche 911 Turbo S Exlusive Series do të prodhohen nëpër gjithë botën.

Motorin e ka 3.8 litërsh biturbo i cili prodhon 607 kuajfuqi që është 27 kuaj fuqi më shumë se modeli standard Turbo S, ndërsa shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se 3 sekonda.

Gjëja më e dukshme e 911 është ngjyra metalike nga ari e verdhë, e cila mund të gjendet vetëm në Seritë Ekskluzive.

Porsche 911 Turbo S Exclusive Series çmimin fillestar do ta ketë 260 mijë euro në Gjermani.

{gallery}