Auto

Volkswagen klasik i të 60-ve që mund të shitet sa një Aston Martini super sportiv i ri

Me çmim të njëjtë sikurse Aston Martin V8 Vantage i ri që ka një shpejtësi maksimale prej 305 kilometra në orë, mund të shitet gjenerata e parë e kamionçinës së rrallë të Volkswagen camper, i cili do të dalë në ankand, transmeton koha.net.

Furgoni 50 vjeçar është model Tipi 2, e që është njëri nga më të kërkuarit e këtij modeli për kamping.

Së fundi i është nënshtruar një restaurimi të plotë, dhe edhe pse furgoni është 50 vjeçar, ai ka ulëset moderne e sistemin shumë të mirë të muzikës të instaluar në të.

Ky furgon do të dalë në ankandin Banhams më 30 qershor në festivalin e shpejtësisë Goodwood, në West Sussex të Anglisë, me çmimin fillestar prej 90 mijë funte.

{gallery}